×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Muzikë “live” e tallava, lokalet e natës plot me vajza e djem

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 11:31

    Dy administratorë lokalesh do të procedohen penalisht, pasi organizuan aktivitete me muzikë live në lokale nate, në kundërshtim me Aktin Normativ në kohë pandemie.


    Burime zyrtare thanë se u proceduan penalisht shtetasit me inicialet P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot, administratorë të lokaleve me muzikë live, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë, për mbylljen e aktivitetit, ndersa u ndëshkuan dhe me masë administrative 100.000 lekë, shkruajnë mediat shqiptare.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!