×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj falënderon liderët e Luginës: Bujanoci tani do të qeveriset nga shqiptarët

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 14:32

    Ministri i Jashtëm Shqiptar, Gent Cakaj ka përgëzuar partitë shqiptare në Luginë që janë bërë bashkë dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje në këtë komunë.


    Cakaj ka falënderuar liderët e Luginës që janë bërë bashkë, derisa ka thënë se kjo është e arritura më domethënëse që bashkërisht kanë shënuar me shqiptarët e Luginës, shkruan Reporteri.

    “Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!”, ka shkruar ndër të tjera Cakaj.

    Njoftimi i plotë:

    Miq, miq, miq:

    NJË SUPER LAJM NGA ZEMRA E LUGINËS SË PRESHEVËS ??❤:

    Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc. Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicësh shqiptare.

    Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!
    Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!

    URIME BUJANOC, LUGINË E PRESHEVËS E SHQIPTARË NË PËRGJITHËSI!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!