×
  • Sport
  • Sport

    Dy kosovarë mund ta çojnë peshë një Turqi – Fenerbahce me ofertë serioze për Xherdan Shaqirin

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 16:19

    Xherdan Shaqiri po kërkohet nga Fenerbahce


    Ylli nga Zhegra nuk ka pasur një sezon të mirë te Liverpooli me lëndime të shpeshta dhe minutazhë të vogël, shkruan Reporteri.net

    Për Shaqirin vazhdimisht raportohej se kërkohet nga Galatasaray, por tani është një klub tjetër turk që ka shfaqur interesim për të.

    Xherdan Shaqiri has received a £35,000-per-week contract offer from Fenerbahce. (@fotomac) pic.twitter.com/oSAJBKnhtK

    — Liverpool Chronicle (@LivChron) July 17, 2020


    Fenerbahce dëshiron ta sjellë në skuadër Shaqirin, të cilit madje i ka ofruar një pagë javore prej 35 mijë euro.

    Në rast se Shaqiri do të pranonte t’i bashkohej Fenerbahces, atje për bashkëlojtarë do ta ketë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, ku do ta formonin një dyshe shumë të rrezikshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!