×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli kërkon transferimin e mbrojtësit francez

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 17:54

    Liverpool ka vënë në shënjestër mbrojtësin e djathtë të Leipzig, Nordi Mukiele.


    Trajneri i ‘Të Kuqve’, Jurgen Klopp, kërkon të përforcojë skuadrën me një mbrojtës krahu këtë verë.

    Sipas Le10Sport, Mukiele është një nga objektivat kryesor të trajnerit gjerman.

    Në fakt, duket se Klopp i ka dërguar disa mesazhe lojtarit francez për ta informuar për interesimin e Liverpool-it.

    22-vjeçari ka një kontratë me Leipzig deri në vitin 2023.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!