×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak krah Vuçiqit në tavolinë, kritikohet nga kosovarët

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 23:30

    Para se të hynin në takim, Aleksandër Vuciq, kishte një pyetje për Avdullah Hotin. Me shumë se kureshtjen për ta ditur a din kryeministri serbisht, presidenti serb deshi ta tregojë arrogancën e tij.


    Edhe brenda në takim, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, u rreshtua krahë liderit serb.

    Kurse Hoti mbeti i vetëm me mbështetjen e Ardita Dushit, shefe e kabinetit të këtij të fundit.

    Por një veprim i tillë i BE-së u kritikua nga njohës të politikës e sigurisë në vend.

    Sipas tyre BE nuk po i sheh njësoj Kosovën dhe Serbinë.

    Madje Hoxha thotë se një veprim i tillë që sipas rregullave të protokollit Lajcak do të duhet të ishte në krahun e djathtë të Borrellit është dashur të kritikohet nga kryeministri Hoti.

    E gjatë së enjtes në sy ra edhe një detaj tjetër i zyrtari të BE-së.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje ishte kujdesur që ta presë ngrohtë komisionerin e BE-së për Zgjerim, OIiver Várhelyi, gjatë një takimi në zyrën e misionit të Serbisë në Bruksel.

    Kreu i shtetit serb kishte shërbyer pogaçe tradicionale të Serbisë për diplomatin hungarez.

    Në tavolinën afër Várhelyit dhe Vuçiqit, në zyrën e misionit të Serbisë në BE, shihej një libër me mbishkrimin “Kosovo i Metohija” e cila kishte të bënte me trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë.

    Këshiltarja e Várhelyit, Maja Kocijancic, ka thënë për Express se gjithçka që mund të thotë është që fotografia nuk është realizuar në zyrën e Komisionerit për Zgjerim dhe se ka qenë Vuçiq ai që ka organizuar pritjen.

    Për këtë fotografi ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës.

    Ndërkohë, Mirosllav Lajçak, pas takimit me Hotin e Vuciqin paralajmëroi një raund të ri bisedimesh të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, në fillim të muajit shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!