×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznes me teste për Covid-19: Policia ndalon në kufi një person që kosovarëve u bënte teste në Maqedoni

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 11:32

    Shteti i Kosovës ka dështuar me testimin e të gjithë atyre që kanë nevojë për të bërë testet për Covid-19, dhe kjo shkaku i mungesës së tyre. Kjo ka bërë që shumë shtetas të Kosovës të shikojnë alternativa të tjera për tu testuar, duke paguar edhe shuma të majme parash, nga frika për shëndetin dhe jetën e tyre.


    Gazeta Online Reporteri.net, nga burime kufitare, ka mësuar se Policia e Kosovës, dje (e premte), rreth orës 16:00 në pikën kufitare Kosovë – Maqedoni në Han të Elezit, ka ndaluar një person me inicialet D.Sh, shqiptar nga Llapllasella e Graçanicës, i cili në veturën e tij po barte rezultate dhe mostra të testeve për Covid-19.

    Gjatë sekuestrimit policia ka arritur që në veturën e tij Mercedes të gjejë 20 rezultate të testeve të qytetarëve të Kosovës. Përveç kësaj policia në veturë ka gjetur edhe një listë me 50 emra të qytetarëve të Kosovës, ku figuronin rezultatet e testeve, për Covid-19.

    Policia ka arrestuar personin e ndaluar, dhe të njëjtit i janë konfiskuar edhe testet për Covid-19 që i kishte bërë në Maqedoni. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!