×
  • Sport
  • Sport

    Besnik Hasi po rikthehet në Evropë, gati për ta marrë drejtimin e klubit ku luan ylli i madh kosovar

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 12:06

    Besnik Hasi është gati për t’u rikthyer në Europë dhe të largohet nga skuadra e Al Raed në Arabinë Saudite.


    Sipas asaj që shkruan “Gazzeta.gr”, trajneri shqiptar është projektuar në stolin e Fenerbahçes për sezonin e ardhshëm.

    Drejtuesit e klubit turk e pëlqejnë shumë Hasin dhe duan t’i besojnë atij drejtimin e skuadrës.

    Te Fenerbahçe, Hasi do të gjente edhe një tjetër shqiptar si Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen me këtë skuadër.

    Kujtojmë se në të kaluarën 48-vjeçari ka drejtuar edhe skuadra të tjera europiane, Si Anderlechti, Legia e Warshavës dhe Olympiakosi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!