Edhe një qytetar i Gjilanit, i infektuar me Coronavirus ka vdekur sot, shkruan Reporteri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka bërë të ditur edhe identitetin e të ndjerit.
Rexhep Baxhaku, 75 vjeçari nga Gjilani i cili vdiq sot kishte punuar si taksist në këtë komunë.
Ndërkohë, Haziri ka shprehur ngushëllime edhe për prokurorin nga Gjilani, Ismet Ukshini për të cilin po ashtu u raportua se ka vdekur sot pasi ishte infektuar me Coronavirus,
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, ka shkruar Haziri.
Gjatë ditës betejën me Coronavirus e ka humbur edhe një e moshuar nga Prishtina. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.