Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shasivar Hoti, ka vdekur sot.
Lajmin për vdekjen e tij, fillimisht e ka konfirmuar kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se ky lajm i ka tronditur të gjithë.
Lajmi më pas është konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Në njoftimin për media thuhet se i ndjeri ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër, shkruan Reporteri.
Shashivar Hoti, ishte gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë që nga viti 2016, shkruan Reporteri.
Gjatë karrierës së tij si gjyqtar në Krime të Rënda, Shashivar Hoti, ka gjykuar disa raste të profilit të lartë.
Hoti ishte gjyqtar në Rastin “Pronto”, rastin e Enver Sekiraqës, rastin e deputetit të LDK-së, Naser Osmanit, rastin e arratisjes nga QKUK të Sami Lushtakut, rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj dhe shumë të tjera raste. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.