Policia e Kosovës po vazhdon inspektimin e rreptë konform dispozitave shëndetësore të nxjerra për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Reshtan të Suharekës është kapur duke punuar pasi i ishte caktuar masa e vetizolimit.
Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin, derisa me vendim të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.
“Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe. Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.