×
  • Lajme
  • Lajme

    498 pacientë me koronavirus po trajtohen nëpër spitale, prej tyre 260 janë me oksigjenoterapi

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 16:01

    Drejtori i ShSKUK’së, Valbon Krasniqi ka njoftuar se 498 pacientë janë të hospitalizuar në QKUK dhe spitalet rajonale të Kosovës të cilët janë duke u trajtuar të konfirmuar ose që janë duke pritur rezultatet për Covid-19.


    Krasniqi ka thënë se 498 pacientët e hospitalizuar, rreth 260 janë në oksigjeno-terapi.

    “Nga 498 pacientë, 225 i kemi në klinikat e QKUK’së dhe 275 nëpër spitalet regjionale, gjendja e tyre është e rënduar 35 të kyqur në respiratorë, 13 të intubuar dhe 22 me metoda të tjera jo invazive të frymëmarrjes së asistuar dhe gjendjen e tye e vlerësojmë si kritike, kemi rreth 260 pacientë të cilët janë në oksigjeno-terapi të vazhdueshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!