×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja shpërndan maska e dezinfektues, por nuk e harron logon për t’i marrë meritat

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 17:49

    Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, kanë zhvilluar një aktiviet duke shpërndarë maska e dezinfektues për qytetarët e Drenasit.


    Në shishet e dezinfektuesve vërehet logoja e PDK-së, shkruan Reporteri.net.

    Një aktivitet të ngjashëm e kishte zhvilluar edhe kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, i cili kishte shpërndarë disa pako ushqimore e higjienike në disa fshatra të Skënderajt, e mbi secilin paketim ishte vënë logoja e PDK-së.

    Ky veprim i tij mori kritika të shumta nga shoqëria civile e analistë politik të cilët vlerësuan se në kohën kur ndihmat e çfarëdo lloji janë mëse të nevojshme, ato megjithatë në disa raste po bëhen për përfitime politike.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!