×
  • Sport
  • Sport

    Dramë në Superligë: Gjilani fiton derbin dhe futet seriozisht në garë për titull, Ballkani ndalet në shtëpi

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 18:57

    Superliga e Kosovës në futboll vazhdon të jetë shumë interesante dhe fituesi i saj nuk do të dihet deri në xhiron e fundit


    Sonte u zhvillua xhiroja e 31-të me Gjilanin që e mposhti Dritën me rezultat 2-0, shkruan Reporteri.net

    Sebino Plaku shënoi golin e parë në minutën e 56-të, derisa Adenis Shala realizoi të dytin në minutën e 90-të.

    Me këtë fitore tani Gjilani është ngritur në vendin e dytë me 64 pikë, 1 më pak se Drita që ka 65 pikë.

    Ballkani ka dështuar të fitojë këtë javë pasi barazoi 2-2 me Prishtinën dhe kështu tani suharekasit kanë humbur vendin e dytë.

    Blend Baftiu dhe Kushtrim Gashi shënuan për Ballkanin, derisa për mysafirët realizuan Endrit Krasniqi edhe Otto John.

    Drita përkundër humbjes vazhdon ta mbaj vendin e parë me 65 pikë, ku ndiqet nga Gjilani me 64 pikë dhe Ballkani me 63 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!