×
  • Sport
  • Sport

    Kololli i pakënaqur me Challandesin

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 19:49

    Benjamin Kololli ka thënë se nuk është i lumtur me pozitën në të cilën e vendos Bernard Challandes te Kosova


    Kololli luan si mbrojtës i majtë te Kombëtarja e Kosovës, derisa në skuadrën e tij, Zurich, luan më i avancuar, pra si sulmues krahu, shkruan Reporteri.net

    Në intervistën e fundit ylli i Kosovës ka bërë të ditur se nuk është i kënaqur me Challandesin që e aktivizon atë si mbrojtës i majtë.

    “Unë i kam thënë shumë herë Challandesit se nuk jam i lumtur me pozitat në të cilat më ka vendosur ai”, ka thënë Kololli.

    “Ai më tha se unë duhet ta ndihmoj skuadrën. Unë gjithmonë e jap më të mirën time, edhe kur luaj jashtë pozitës sime. Por, e kam dëshmuar tani në Zurich se ku luaj më së miri”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!