×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët me COVID-19 që s’janë në gjendje të rënduar të vetmen vizitë nga mjeku e kanë kur testohen

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 22:12

    Të infektuarit me Covid-19 që nuk e kanë gjendjen e rënduar, po e kanë vështirë qasjen në institucionet shëndetësore.


    Ata takimin e fundit me staf mjekësor e kanë ditën kur testohen. E pastaj të njejtit mjekohen duke qëndruar në vetizolim dhe duke respektuar rekomadnimet e OBSH-së.

    Por të infektuarit po vlerësojnë se duhet të kenë kontrolla pavarësisht se të njejtë nuk kanë gjendje të rëndë shëndetësore.

    Momenti i fundit kur kishte kontaktuar me zyrtarë të institucioneve shëndetësore ishte kur rezultoi pozitive me COVID-19.

    Prej atëherë Zana Avdiu thotë se nuk është kontaktuar nga askush.

    Kësisoj e njëjta vendosi që të drejtohet për në Klinikën Infektive për t’u konsultuar për gjendjen e saj shëndetësore. Por nga aty e drejtua për diku tjetër.

    Dera e mbyllur për të thotë se ishte edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

    Kësisoj Avdiu thotë se mënyra e vetme se si po trajtohet që nga 7 korriku prej kur rezultoi pozitive ishte në bazë të rekomandimeve të OBSH-së.

    Madje ajo ka hapur edhe një grup ku shumë qytetarë po kanë telashe të njëjta.

    Këto vërejtje Avdiu ia ka transmetuar drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqit.

    Ndërkohë gjatë së shtunës drejtoresha e Klinikës Infektive ka thënë që çdo pacient e trajtojnë në bazë të protokollit.

    Sipas saj të gjithë ata që kanë nevojë të hospitalizohen, pranohen në klinikë, ndërsa të tjerët duhet të qëndrojnë në vetizolim.

    E sa i përket qasjes së personave të prekur me COVID-19 nëpër qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë, televizioni ka tentuar të marrë një përgjigjie nga drejtori i shëndetësisë, por që i njejti ka qenë i paqasshëm.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!