×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierja publikon fotografi me kolegët, duken të dërrmuar pas 11 orëve “luftë” ndaj COVID-19

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 22:40

    Infermierja e Pulmologjisë në QKUK, Fitore Azemi, ka publikuar sot një fotografi të shkrepur në orën 6:30 të mëngjesit, ku duken të dërrmuar pas 11 orëve e gjysmë punë aktive.


    Ajo tha se pas 11 orëve iu doli pak kohë për të pushuar, ku u ankua se nuk ka punëtorë shëndetësorë të mjaftueshëm në Pulmologji.

    “Kujdestari me COVID, është ora 06:30 e mëngjesit dhe pas 11 orë e gjysmë punë aktive, na doli pak kohë me u ul por të lodhur e të dërrmuar, ankesa pa ndal, paciente të keqësuar, 3 exitusa (të vdekur), punë shumë, staf pak dhe kushte aspak te favorshme për punë, por DUHET me ia dal ?‍♀️ . MBANI MASKAT, MBANI DISTANCEN, edhe ne jemi fëmijë e nëna të dikujt”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Sot në Kosovë u konfirmuan edhe 145 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 5 mijë e 617 numrin total të rasteve në vend.

    Ndërsa, numri i të shëruarve ka arritur në 2 mijë e 811.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!