×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti njofton se kjo rrugë do të bllokohet sot në Prishtinë

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 7:59

    Rruga “Isa Boletini” në lagjen “Dardania” (nga Termokosi në drejtim të KEDS-it) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut sot.


    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 07:00-18:00.

    “Rruga “Isa Boletini” në lagjen “Dardania” (nga Termokosi në drejtim të KEDS-it) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të dielen, 19 korrik prej orës 07:00 – 18:00. Në këtë kohë do të kryehen punimet në asfaltimin e kësaj rruge”, ka shkruar të premten Ahmeti në faqen e tij zyrtare.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!