×
  • Sport
  • Sport

    Flet Rrahmani, pas barazimit kundër Atalantas

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 8:08

    Ylli i Kosovës dhe Hellas Veronës, Amir Rrahmani, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës jo vetëm në barazimin me rezultat 1:0, por gjatë gjithë sezonit në Serie A.


    Xhiroja e 34-t e Serisë A e përballi Hellas Veronën me Atalantan, e cila po lufton për të paktën pozitën e dytë në tabelën e Serisë A, ndërsa Hellas Verona vazhdon ta ëndërrojë kualifikimin në Evropë, transmeton Gazeta Express.

    Ndeshja mes këtyre dy skuadrave në formë përfundoi me barazim 1:1, falë golave të shënuara nga Duvan Zapata në minutën e 50-të të ndeshjes dhe nga Matteo Pessina në minutën e 59-të.

    Pas ndeshjes, Rrahmani, të cili i mungoi partneri në qendër të mbrojtjes Marash Kumbulla shkaku i një lëndimi, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

    “Një pikë tjetër në një ndeshje të vështirë. Mezi po pres ta përfundojmë këtë sezon të suksesshëm”, shkroi Rrahmani mbi fotografinë e publikuar nga ndeshja në Instagram.

    https://www.instagram.com/p/CCy8dMXomxu/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!