×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj para një viti dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 9:20

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje më 19 korrik të vitit 2019.


    Këtë vendim ai e bëri publik gjatë një mbledhje të rregullt të Qeverisë së Kosovës.

    E preferuara e shumë shteteve të Evropës, sallami Poli vjen edhe në Kosovë!
    Arsyeja e dorëheqjes ishte sepse ai kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

    “Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

    Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim.

    “Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, tha Haradinaj.

    Haradinaj tha se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe se për këtë vendim, do t’i informojë edhe krerët e institucioneve të Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!