×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 67 vjeçar si pasojë e COVID-19 në Pejë

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 9:44

    Një pacient i moshës 67 vjeçare ka humbur betejën me koronavirus në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spitali, ku thonë se i ndjeri ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, shkruan Reporteri.net.

    Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 131 pacientë të prekur me koronavirus.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Sot më 19.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.

    Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët.

    Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!