Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është bërë e ditur se po trajtohen 78 pacientë të infektuar me COVID-19, ku 20 prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe 8 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në të dhënat e fundit të publikuara nga Spitali, thuhet se ga këta pacientë, 61 janë konfirmuar si raste pozitive me koronavirus, ndërsa 17 janë në pritje të rezultateve, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu një pacient i moshës 67 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Ky është njoftimi i plotë:
Sot më 19.07.2020 Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 61 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.
Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët.
Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.