Sot rreth orës 7:30 të mëngjesit është përfshirë nga flakët një stallë e lopëve në Cerravik të Klinës.
Pronari i saj, Fatmir Dakaj, ka thënë për klankosova.tv se dëmi i shkaktuar nga zjarri është mbi 10 mijë euro.
Ai ka treguar se brenda stallës së djegur kanë qenë 10 lopë, por se ato kanë arritur t’i shpëtojnë me ndihmën e bashkëfshatarëve.
“Sigurt është djegur nga rryma për arsye se kabllot kanë qenë të vendosura përmbi stallë”.
“Ka dëme materiale në vlerë prej 10 mijë eurosh. Është stalla diku 25 metra, vetëm drithë kemi pasur 4000-4500 kilogramë. Gjithashtu edhe traktori është djegur”.
Dakaj tregon se herët në mëngjes i ka lajmëruar zjarrfikësit për këtë incident me zjarr, por sipas tij, askush nga ta ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.