×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj kujton bashkëluftetarët e tij të rënë në Epopenë e Rahovecit

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 11:26

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar dëshmorët e rënë në Epopenë e Rahovecit.


    Limaj ka thënë se sot si cdo ditë tjetër, nderojmë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetoj i lirë.

    “Kujtoj me krenari bashkëluftëtaret e mi të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë: Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina”.

    I pari i NISMA-s shtoi se rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore.

    Postimi i Limajt:

    Sot, si çdo vit tjetër, nderojmë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetoj i lirë.

    Në 22 vjetorin e Epopesë së Rahovecit kujtoj me pietet të gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë.

    Kujtoj me krenari bashkëluftëtaret e mi të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë: Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.

    Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore.

    Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë në Betejën e Rahovecit, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

    I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!