×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj dhe Ramadani pushim sot, njoftimet për situatën 24 orëshe me koronavirus i dërgojnë me email

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 11:35

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot nuk do të dalë në konferencë për të njoftuar rreth raportit 24-orësh të rasteve me Covid 19.


    Ministria e Shëndetësisë njofton se në orën 15:00, do t’ua dërgojnë mediave raportin rreth gjendjes nga Covid -19.

    “Sot (19 korrik 2020), në ora 15:00 do t’i merrni përmes e-mailit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë materialet rreth situatës epidemiologjike për Covid-19: Raportin nga IKSHPK; Raportin rreth rasteve të Covid-19 në SHSKUK dhe në spitalet e përgjithshme si dhe karakteristike të tjera rreth Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Nga java e kaluar MSh’ja dhe IKSHPK’ja ka nisur publikimin e rezultateve ditore në orën 15:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!