×
  • Sport
  • Sport

    Fiorentina afër transferimit të Mario Gotzes

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 14:10

    Fioretina është shumë afër që të transferojë Mario Gotzen.


    Mesfushori gjerman është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Borussia Dortmundin i skadoi në fillim të këtij muaji.

    Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Viola ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit për të firmosur me të.

    Fiorentina është duke e përdorur po ashtu Franck Riberyn që të bind atë që të kalojë në Serie A, pasi që të dy kishin luajtur së bashku te Bayern Munich për disa vite.

    Gotze, që po ashtu lidhet me një kalim te Sevilla, ka shprehur dëshirën e tij që të luajë jashtë Bundesligës, me disa skuadra të tjera të interesuara.

    Por, Fiorentina mund të rrëmbejë lojtarin gjerman, fal raporteve të mira të francezit me të. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!