×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Tahiri flet për vizat: Ku ka mbetur BE-ja?

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 20:22

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit që nuk e gëzon të drejtën për lëvizje të lirë në Evropë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.


    Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar se janë mbushur dy vjet qëkur Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta për liberalizim të vizave, por një gjë e tillë nuk është përmbushur ende.

    “U bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave. Para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim. Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë. Çka të thuhet veç se çka është tepër është”, ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!