×
  • Sport
  • Sport

    Ndryshon orari i Shqipërisë në Ligën e Kombeve

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 22:51

    Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve. Kjo sfidë do të luhet në orën 18:00 të datës 14 tetor 2020.


    UEFA ka pranuar kërkesën e palës lituaneze, që kishte rënë ndërkohë dakord në parim edhe Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar orarin e fillimit të kësaj ndeshjeje nga 20:45 në 18:00 (sipas orës lokale shqiptare).

    Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin e 4-t të këtij kompeticioni, Liga C, ku kundërshtarë do të ketë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.
    Shqipëria e fillon këtë aventurë në transfertën e datës 4 shtator, në Bjellorusi, për ta mbyllur grupin më 18 nëntor, po me bjellorusët, në fushën tonë.
    Ky është kalendari i konfirmuar i UEFA-s me datat dhe oraret e sfidave të Shqipërisë:

    4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)
    7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

    11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)
    14 tetor: Lituani-Shqipëri (18:00)

    15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)
    18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!