×
  • Lajme
  • Lajme

    Lulzim Basha fillon vizitën dyditore në Kosovë

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 8:14

    Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha do të fillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë me ftesë të kryeministrit, Avdullah Hoti.


    Ai me këtë rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, atë të Nismës, Fatmir Limaj.

    Po ashtu do të ketë takime me drejtuesit e LDK-së dhe PDK-së.

    Nesër, kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe atë të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

    Basha do të bëjë homazhe pranë varrit të presidentit, Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, dhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!