Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën epidemiologjike në vend.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPB-ja ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID 19.
“Gjatë takimit u vlerësua e ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve, që ka ndikuar direkt në numrin më të vogël të qytetarëve të infektuar. Po ashtu u vlerësua puna e shkëlqyer e Policisë së Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës dhe u kërkua njëkohësisht nga të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e Institucioneve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.