Rreth orëve të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në Komoran, në magjistralen që lidhe Prishtinën me Dukagjinin.
Reporteri.net mëson se aty ka vdekur një 22 vjeçar nga Peja me iniciale D.B, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës.
Sipas informacioneve, ai po voziste një veturë të tipit BMË X6, me të cilën u godit për një shtylle të betonit, ku edhe gjeti vdekjen.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti me fatalitet që ndodhi rreth orës 08:00 në mëngjes.
“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.