Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 79 pacientë me koronavirus, prej të cilëve 62 janë raste pozitive të konfirmuara, ndërsa 17 janë në pritje të rezultateve.
Në raportin e publikuar nga Spitali për të dhënat e fundit nga gjendja e pacientëve të hospitalizuar, bëhet e ditur se 21 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 8 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur se nga personeli shëndetësor janë të infektuar me koronavirus 5 mjekë, 6 infermierë dhe 1 bioinxhinier.
Ky është njoftimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 79 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 62 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 21 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 6 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 570 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Kanë qenë 15 lindje, 12 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 15 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione.
Në ditët e vikendit 431 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,181 analiza.
https://www.facebook.com/spitalipeje/photos/a.1156282227783543/3135786993166380/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAmWvXaHhVzXaY-jLrBfj7C_Ri1uW0nUErAa9Z5QKab28tUGb25aUtGv6CNo2X86rna_e2WWSknKxlt2bzZB4FeW6_EeGdXLRiGypA8277OR8VIsp-1UAuHW0oTZPuM4VbtXAEmM7c_UtlYEdcqtl0kqUFh9gmaOML7ITnYeN5a8JP_zc6iEZdD1-V4lksWjqPPWOcuEtgzskTfZ5G_imaYPAY6Q4lRM1eafeFmnStX_CrIuBpgemka-MQYqJ7ANR8jS18V-DGWfUOH7B01elJlyNpPksybPJtRDDwoGJbufpuwYB59c86KIx9ts1pEmJeRJF4JMkUwsV0IKjxLthZuCg&__tn__=-R
/Reporteri.net/