Franca ka bërë të obligueshme mbajtjen e maskave në gjitha hapësirat e mbyllura pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në disa zona.
Maskat ishin të obligueshme në transport publik, por nga sot, duhet mbajtur edhe nëpër ambientet tjera të mbyllura, si shitoret.
Ministri i Shëndetësisë i Francës, Oliver Veran, ka paralajmëruar se ka mes 400 dhe 500 vatra aktive të virusit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shpallur fitoren e parë ndaj virusit në qershor dhe i dha fund gjendjes emergjente nacionale. Por, përhapjet lokale ende po mbesin problematike.
Po ka rritje të rasteve në veri-perëndim dhe në rajonet lindore, në veçanti në departamentin veri-perëndimor të Mayennes.
Franca, një nga shtetet më të goditura në Evropë nga COVID-19, ka regjistruar mbi 200 mijë të infektuar dhe mbi 30 mijë të vdekur.
Maskat janë të obligueshme tash në gjitha hapësirat publike të mbyllura. Çdonjëri që kapet pa maskë në këto hapësira, do të gjobitet me 135 euro.
Autoritetet në Mayenne bënë thirrje për maskat. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.