×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 139 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 15:28

    Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 pacientë dhe sipas IKSHPK-së numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 139.


    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 142 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 101 pacientë janë shëruar, shkruan Reporteri.net

    Janë testuar 485 mostra.

    Numri total i të infektuarve në Kosovë është 5877, ndërsa 3069 janë shëruar. 2669 janë raste aktive.

    Gjendja epidemiologjike është vlerësuar ndërkaq se po normalizohet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!