Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka quajtur sot kryeministrin Avdullah Hoti “këlysh” të presidentit Hashim Thaçi.
Në një shkrim në Facebook, Pacolli ka thënë se për interesat e presidentit serb, Hoti ka hequr dorë nga aplikimi në organizata ndërkombëtare.
“9 vjet pas, qershor 2020, Thaçi dhe këlyshi tij Hoti bënë një hap tutje. Për interesat e Vuçiqit dhe shefit të tij Thaçit, Hoti hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare sic e tha “deri me datë 27 qershor 2020”. Sot jemi 20 korrik 2020 por nuk ka akoma asnjë deklarim nga asnjëri rreth këtij pezullimi”, ka shkruar ajo.
Pacolli ka kërkuar nga kryeministri Hoti që të tregojë nëse shteti serb ka hequr dorë nga fushata për heqjen e njohjeve për Kosovën.
https://www.facebook.com/fitore.pacolli/posts/10221099271604198
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.