Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në qytetin e Fushë Kosovës.
Burime të Reporterit bëjnë me dije se është vrarë një person, dhe dyshimet e para janë se atij i është prerë koka me sëpatë.
Se ka ndodhur një vrasje në Fushë Kosovë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë se vrasja ka ndodhur rreth orës 16:50 dhe është arrestuar një person i dyshuar.
“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.