Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, me të cilin bëhet e ditur se bisedoi për gjendjen aktuale në vend, si dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, sidomos për përpjekjet e menaxhimit të pandemisë Covid 19 dhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.
Në këtë takim, po ashtu, njoftohet se është bisedua edhe për proceset e tjera të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, duke përfshirë edhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja vendeve.
Në njoftim thuhet se Hoti e falënderoi Tërnavën dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për rolin e kësaj bashkësie dhe të bashkësive të tjera fetare, duke theksuar se bashkëjetesa dhe harmonia ndërmjet besimeve të ndryshme ka qenë përherë një vlerë e veçantë e popullit të Kosovës./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.