Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, sot e ka pastruar memorialin “Heroinat” dhe ka bërë thirrje për më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore për monumente të tilla.
Ajo ka bërë thirrje për institucionet që memorialet të mirëmbahen më shumë.
Ndërsa sot pasdite Balaj ka folur për T7 rreth iniciativës së saj për ta pastruar parkun “Heroinat” në Prishtinë.
Ajo ka thënë se ka shkuar për ta pastruar memorialin pasi është shumë i rëndësishëm për gratë.
“Ajo që kam parë unë u trishtova me atë pa pastërti, ka pasur mbishkrime dhe figura të vizatuara nëpër rrethojat me xhama dhe kjo ka qenë pak e dhimbshme. Unë kam shkuar aty për ti dhanë rëndësi një memoriali të tillë që është shumë i rëndësishëm për gratë”, ka deklaruar Balaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.