×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja nga vrasja makabre: Dyshohet se djali ia preu kokën babait me sëpatë

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 18:51

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në qytetin e Fushë Kosovës.


    Burime të Reporteri.net bëjnë me dije se dyshimet e para është se një djalë ia ka prerë kokën babait të tij sëpatë.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net vrasjen në Fushë Kosovë por nuk ka dhënë detaje.

    Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë se vrasja ka ndodhur rreth orës 16:50 dhe është arrestuar një person i dyshuar.

    “Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!