×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali 40 vjeçar dyshohet se i preu kokën me sëpatë babait 72 vjeçar

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 19:12

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Fushë Kosovës.


    Burime të Reporteri.net bëjnë me dije se një djalë ia ka prerë kokën me sëpatë babait të tij.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një konferencë për media ka konfirmuar se viktima dhe dorasi kanë lidhje familjare.

    Ai ka thënë se dorasi është i moshës 40 vjeçare, kurse viktima i moshës 72 vjeçare, dhe se krimi i rëndë ka ndodhur në një shtëpi private.

    “Falë reagimit të policisë në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i moshës rreth 40 vjeçare dhe policia po i kryen të gjitha procedurat hetimore. Sipas informacioneve fillestare, mosha e viktimës është rreth 72 vjeçar. Viktima dhe i dyshuari janë në loidhje familjare, njësitet e hetuesisë janë duke kryer procedurat për të ardhur deri te motivet e këtij rasti”, ka thënë ai.

    I pyetur se a ka dorasi probleme mendore, Hoxha nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:50. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!