Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ndërsa ka folur për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçit e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i është gëzuar funksionalizimit të kësaj gjykate.
“Dikush po i gëzohet Gjykatës Speciale. Duke e shprehur gëzimin ose duke mos e shprehur qëndrimin politik, VV i ka pri kësaj radhe (gëzimit të Gjykatës Speciale)”, ka deklaruar Molliqaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Molliqaj ka thënë se VV ka qenë kundër kësaj gjykate, dhe sipas tij sot i shihni qëndrimet tjera të kësaj partie.
“VV sot nuk përfaqëson ushtarin e UÇK-së, VV nuk reagon edhe kur arrestohet Rexhep Selimi”, tha Molliqaj.
Ai tha se aleatët e Kurtit sot janë aleat evropian dhe sipas tij kjo nuk është e rastësishme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.