Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS po zhvillon një mbledhje kryesie, në fokus të së cilës janë zgjedhjet e 30 qershorit.
Kjo mbledhje, e dyta brenda një jave, do të përqendrohet në tre pika kryesore: së pari situata politike në vend, së dyti menaxhimi dhe përgatitja për fushatën elektorale dhe së treti përzgjedhja e 61 kandidatëve për Bashkitë, raporton shqiptarja.com.
Partia Socialiste ka zhvilluar disa sondazhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të parë se cili është kandidati më i pëlqyer nga qytetarët. Këto rezultate të këtyre sondazheve janë në tavolinën e kryeministrit Rama, mbi bazën e së cilave do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatëve.
Në këtë takim do të caktohet edhe data se kur do të zhvillohet Asambleja e PS. Kujtojmë që 13 maj është afati i fundit për të regjistruar kandidatët për zgjedhjet lokale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.