Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka akuzuar Kinën për sponsorizimin e hakerave që kanë për synim laboratorët që zhvillojnë vaksina për të luftuar koronavirusin.
Ata kanë akuzuar dy burra, kinezë, të cilët dyshohet se spiunonin kompanitë amerikane që po bënin kërkime për koronavirusin.
Prokurorët thanë se të akuzuarit ndonjëherë vepronin në interesin e tyre personal, përfshirë një rast kur ata kërkuan një shpërblim nga një kompani në këmbim, për mos lëshimin e informacionit të saj privat, ndërsa në raste të tjera, “po vidhnin informacione me interes të dukshëm” për qeverinë kineze .
Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A dhe Kanada javën e kaluar akuzuan Rusinë se po kërkonte të vidhte kërkimet e bëra në lidhje me Covid-19.
Akuzat kundër ish-studentëve të inxhinierisë elektrike Li Xiaoyu dhe Dong Jiazhi të lëshuar të martën, përfshijnë akuza për vjedhje sekrete tregtare dhe komplot mashtrimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.