×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Situata në spitale, rritet numri i pacientëve të intubuar

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 21:08

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se situata paraqitet serioze pasi vijon të ketë qytetarë të që kanë nevoje për trajtim në dy spitalet Covid.


    Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

    Nga krahasimi i të dhënave me një ditë më parë vihet re se numri i pacientëve të intubuar është rritur me tre persona.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 66 qytetarë, duke e çuar në 2463 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!