×
  • Lajme
  • Botë

    Regjistrohen 68 mijë raste të reja infeksioni në Brazil në 24 orët e fundit

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 9:23

    Amerika Latine dhe Karaibet, ende po përballet me një fazë në rritje të dëmeve shkatuar nga pandemia.


    Totali i rasteve të infeksionit në këto dy vende është mbi 4 milionë kurse vdekjet numërohen në rreth 173 mijë.

    Brazili ka regjistruar në 24 orët e fundit afro 68 mijë raste të reja të identifikuar të sëmurë nga virusi i ri.

    Në gjigandin e Amerikës së Jugut numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në më shumë se 2.2 milionë, për një total prej rreth 83 mijë vdekjesh

    Peruja, e ndodhur në vendin e gjashtë në grafikun e pandemisë Covid, pas SHBA-ve, Brazilit, Indisë, Rusisë dhe Afrikës së Jugut, ka të konfirmuar në total 367 mijë raste pozitivë me Covid dhe 13 800 viktima.

    Në Afrikë, ku OBSH-ja gjithashtu është e shqetësuar për përshpejtimin e epidemisë, vdekjet kanë tejkaluar pragun e 15 000 rasteve për një total infeksionesh prej 754 mijë që nga fillimi i emergjencës së koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!