×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e largon nga skuadra Samuel Umtitin

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 9:42

    Barcelona ka njoftuar Samuel Umtitin se nuk do të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ri, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.


    Drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë këshilluar mbrojtësin francez të kërkojë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

    Barcelona dëshiron të freskojë mbrojtjen por Umtiti nuk do të jetë pjesë e saj.

    Klube të ndryshme përfshirë Napolin kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.

    Kurse, reprezentuesi francez besohet se mirëpret mundësinë e transferimit në Serie A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!