Pandemia COVID-19 vazhdon të jetë një shqetësim i madh jo vetëm për futbollin por për gjithë globin.
Rritja e numrit të infektuarave kohëve të fundit është e frikshme, derisa këtë fat të keq e ka pasur edhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë U21, Andera Hoxha.
Shumë lojtarë në vende të ndryshme të botës kanë rezultuar pozitivë. Për fat të mirë deri tani asnjë nuk ka pasur nevojë për mjekim të specializuar, duke qenë se edhe imuniteti i futbollistëve është i lartë.
Kështu, shpresohet të jetë edhe për Hoxha që ta kalojë sa më lehtë këtë virus.
Gardiani që aktivizohet me Vilengen në ligën e pestë gjermane, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se kishte kryer testin dhe rezulton të jetë i prekur nga COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.