×
  • Sport
  • Sport

    Lampard kritikon Liverpoolin: E fituat ligën, por mos u bëni arrogantë

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 11:15

    Frank Lampard e ka kritikuar stafin e Liverpoolit duke thënë pas ndeshjes që ata nuk duhet të bëhen arrogantë


    Liverpooli mbrëmë e mposhti Chelsean 5-3 dhe festuan titullin e parë të ligës pas 30 vitesh pritje, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Chelseat, Frank Lampard pas ndeshjes ka lëshuar një varg kritikisha në drejtim të stafit të Liverpoolit.

    “Në stol, unë s’e kam asnjë problem me Jurgen Kloppin, ai e ka menaxhuar skuadrën e tij dhe e ka bërë në mënyrë fantastike,” ka thënë Lampard.

    “Është një vijë e hollë mes ndjenjës kur të jesh duke fituar, dhe ata veçse e kanë fituar ligën, por nuk duhet të bëhen arrogantë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!