×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Sindikalistët thirrje Qeverisë dhe deputetëve: Shpëtoni Telekomin

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 13:52

    Me pankarta në duar “deputetë mbrone pasurinë e shtetit”, “kryeministër edhe ne jemi të këtij shteti”, “Unë punoj Devollët pasurohen”, para objektit të Qeverisë së Kosovës, kanëprotestuar punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës, protestë kjo e organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK).


    Kjo protestë vije si kundërshtim i vendimit lidhur me situatën e krijuar në Telekom, pas padisë që i është bërë këtij institucioni nga kompania Devolli.

    Lami Balaj, kryetari i Sindikatës, ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria e Kosovës, që tu ndalin në ndihmë dhe ta shpëtojnë kompaninë.

    “Të nderuar deputetë duhet të bëheni bashkë që të mbroni Telekomin e Kosovës. Sot u janë mbyllur dyert 3500 punëtorëve. Sot një person në mënyrë jo ligjore ka bllokuar të gjitha xhirollogaritë e Telekomit. Ne jemi këtu për të mbrojtur kompaninë tonë, familjet tona”, është shprehur ai.

    Balaj ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria që të marrin përgjegjësinë lidhur më situatën në Telekom. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!