×
  • Sport
  • Sport

    Policia arreston tifozët e Liverpoolit, shkelën rregullat e distancimit social

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 16:17

    Liverpool ngriti titullin pas 30 vitesh dhe ishte e pamundur që tifozët e “The Reds” të qëndronin larg skuadrës së zemrës, edhe pse trajneri Jurgen Klopp dhe kapiteni Henderson kishin bërë thirrje për të mos u grumbulluar.


    Ata nuk janë përmbajtur dhe e kanë rrethuar stadiumin e tyre të mërkurën në mbrëmje. Rreth 3000 tifozë ishin të pranishëm, ndërkohë që policia kishte shkuar në vendngjarje dhe kishte kërkuar shpërndarjen e turmës.

    Në fund bilanci ka qenë nëntë të arrestuar, sigurisht nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit. Kjo është një ngjarje e përsëritur nga tifozët e Liverpool, të cilët u grumbulluan edhe muajin e kaluar kur siguruan matematikisht titullin kampion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!