×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen fjalët e rënda që Lampard ia tha Kloppit pak minuta para se Arnold të shënonte nga gjuajtja e lirë

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 10:16

    Pamje të reja janë zbuluar nga zënka e Frank Lampardit me Jurgen Kloppit dhe stolin e Liverpoolit të mërkurën. Tani është zbuluar se trajneri i Chelseat i tha gjermanit të ‘shporret’ si pjesë e zënkës në pjesën e parë.


    Liverpooli e ngriti trofeun e Premierligës pas një ndeshjeje drithëruese në mesjavë, në të cilin kishin qenë dy herë në epërsi prej tri golave para se ta fitonin në fund ndeshjen me rezultat 5:3.

    Lampard ishte përfshirë në një zënkë me stolin e Liverpoolit para se Trent Alexander-Arnold të shënonte nga një gjuajtje e lirë dhe tani është zbuluar se çfarë u tha në momentet mes ndërhyrjes dhe golit të shënuar.

    Lampardi fillimisht kishte bërtitur: “Si është ky faull? Nuk ka faull aty”, para se ta fillonte një zënkë me Kloppin, i cili vazhdimisht i thoshte anglezit të qetësohet.

    Më pastaj, Lampardi e vazhdoi zënkën me ndihmësin e Liverpoolit, Pep Lijnders, i cili vetëm pak momente më vonë e festoi me shumë gëzim golin e Arnoldit, përderisa Lampardi shikonte.

    Klopp tentoi ta mbrojë ndihmësin e tij, duke i thënë Lampardit të mos ia spiunojë ndihmësin, por Lampard iu përgjigj: “Jo, jo. Nëse ai po bën kështu me mua, unë do të them diçka”.

    Edhe në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Chelseat i kritikoi nikoqirët.

    “Për mua, unë ishte ndërhyrje e palejuar nga Mateo Kovacic në Sadio Manen dhe kishte disa gjëra të vogla që nuk bëheshin siç duhej”, tha Lampard pas ndeshjes, në intervistën e dhënë për SKy Sport.

    “Në stol, unë s’e kam asnjë problem me Jurgen Kloppin, ai e ka menaxhuar skuadrën e tij dhe e ka bërë në mënyrë fantastike. Është një vijë e hollë mes ndjenjës kur të jesh duke fituar, dhe ata veçse e kanë fituar ligën, por nuk duhet të bëhen arrogantë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!